Manaj, gol në çdo 17 min lojë për Barcelonën

Barcelona mundi Zhironën me 3-1, në kuadër të ndeshjes së dytë kontrolluese. Memfis Depaj debutoi për skuadrën katalonase, duke shënuar gol nga pika e bardhë, që ishte goli i tretë për skuadrën katalonase. Zherard Pike hapi rezultatin, para se të shënojë Rej Manaj.

Sulmuesi shqiptarë është një befasi e madhe në 2 ndeshjet kontrolluese, pasi që ka realizuar 4 gola. Në sfidën e parë nga Gimnastikut, erdhi si zëvënëdësim në pjesën e dytë dhe shënoi 3 gola, ndërsa ndaj Zhironës, u largua nga ndeshja në minutën e 43.

Në bazë të qëndrimit në terrenin e gjelbër, Manaj ka shënuar katër gola për 69 minuta lojë. Kjo do të thotë se Manaj, mesatarisht, shënon gol për Barcelonën në çdo 17 minuta e 15 sekonda. Kujtojmë se Manaj nisi karrierën në Itali, ku është refuzuar nga shkollat e futbollit të Milanit dhe Atalantës, ndërsa tani shkëlqen te Barcelona.

LEXO EDHE:

Back to top button