Elizabeth II probleme me shëndetin, anulon ceremoninë

Buckingham Palace njoftoi se mbretëresha Elizabeth II nuk do të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për të rënët në luftë për shkak të probleme shëndetësore me shpinën e saj, raportoi sot Sky News.

”Në komunikatën e Pallatit Buckingham flitet për një sforcim të shpinës së Elizabeth II”, sipas korrespondentit mbretëror të Sky News.

Në të shtohej se problemi nuk ka asnjë lidhje me arsyet pse mjekët i kishin rekomanduar  sovranes britanike për të pushuar për disa javë.

”Madhëria e saj është shumë e zhgënjyer që nuk do të marrë pjesë në ceremoninë për të rënët, që do të zhvillohet sot në Londër”, sipas Buckingham Palace.

LEXO EDHE:

Back to top button