Ellen DeGeneres do të rikthehet në ekran, thotë se do të flasë edhe për akuzat ndaj saj

NEW YORK, NY – SEPTEMBER 08: Ellen Degeneres hosts ‘The Ellen Degeneres Show’ Season 13 Bi-Coastal Premiere at Rockefeller Center on September 8, 2015 in New York City. (Photo by James Devaney/GC Images)


Ellen DeGeneres do të rikthehet për të drejtuar sezonin e 18-të të emisionit të saj, ndërsa hetimet mbi akuzat për një vend toksik pune vijojnë. Emisioni po akuzohet nga ish-punonjës se ka pasur ngacmime dhe racizëm në ambientin e punës, por pavarësisht kësaj, Ellen është vendosur të rikthehet me një slogan mjaft të veçantë në këtë periudhë: “Be Kind” për sezonin e saj të 18-të.

Pretendimet më të fundit ishin se ajo do të zëvendësohej nga emra të njohur si Sean Hayes, Kristen Bell, Melissa McCarthy apo edhe mikja e saj Jennifer Aniston.

Mirëpo, asnjë nga këto lajme s’ka rezultuar i vërtetë pasi vetë moderatorja po rikthehet në ekran, siç ka lajmëruar. Madje, Ellen është gati të flasë edhe për akuzat të cilat po i rëndojnë prej disa kohësh.

DeGeneres ka lajmëruar se emisioni i saj nis më 21 shtator dhe atëherë do të dëgjohet edhe “e vërteta” e saj.

“Mezi pres të kthehem në punë dhe në studio. Dhe po, do flasim edhe rreth asaj teme”- ka thënë gazetarja.

LEXO EDHE:

Back to top button