Hashim Thaçi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës

Presidenti i Kosovës ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit. Dorëheqja e Thaçit vjen menjëherë pasi u konfirmua aktakuza e Gjykatës Speciale ndaj tij. Thaçi duke theksuar se asnjëherë nuk do të lejoj që para kësaj gjykate të paraqitet presidenti i Kosovës, u shpreh se jep dorëheqje nga ky post. Ai më tej shtoi se ky është një çmim shumë i vogël për çlirimin e Kosovës.

- Advertisment -

“Ashtu, siç kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës. Prandaj, për të mbrojtur integritetin e presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës , popullit të Kosovës, duke respektuar edhe partneritetin edhe me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi apeloi deri tek qytetarët që të rruajnë gjakftohtësinë dhe durimin dhe të kenë besim në luftën për liri të UÇK-së.

“Do të bashkëpunoj me drejtësinë, dhe nga ky moment do të jem në dispozicion të drejtësisë. Më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëj thirrje që të mos e humbisni shpresën, besimin dhe durimin. Kemi fituar lirinë dhe pavarësinë, tani po ndërtojmë shtetin. Aktakuza është çmim i vogël i radhës që kërkohet të paguajmë për lirinë e vendit tone. Jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK-së, jam krenar që bashke më aleatët tanë dhe NATO-n kemi fituar lirinë. Fitorja jonë ka nënkuptuar edhe përgjegjësi”, tha Hashim Thaçi, president i Kosovës.

“Jemi popull liridashës dhe jo popull hakmarrës”, tha Thaçi duke shtuar se Kosova ka qenë viktima ndërsa Serbia agresori.

“Këtë situatë do të shndërrojmë në avantazh për të ardhmen e Kosovës. Ju lus për maturi, qetësi, për unitet dhe bashkim, të qëndrojmë të bashkuar, kjo garanton suksesin tonë. Suksesi jonë është Kosova e lirë”, tha Hashim Thaçi, president i Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button