Limaj: Veseli e Selimi do të dalin faqebardhë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Kosovë, Fatmir Limaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Limaj ka thënë se drejtuesit e UÇK-së kanë dhënë shembull të bashkëpunimit me drejtësinë̈̈ vendore dhe ndërkombëtarë dhe se gjithmonë i janë përgjigjur drejtësisë.

Lideri i Nismës është shprehur i bindur që bashkëluftëtarët e tij , Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, do të dalin faqebardhë̈ nga ky proces.

“I bëj thirrje të gjitha institucioneve që të jemi bashkë në këtë sfidë dhe të kontribuojmë që drejtësia të vihet në vend”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt të postuar në llogarinë zyrtare të Nismës Socialdemokrate në “Facebook”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button