Elon Musk ka “emëruar” qenin e tij si drejtor të Twitter?

Miliarderi Elon Musk e prezantoi atë si “CEO më i ri” në Twitter, duke theksuar se “ai” është “shumë më i mirë se një person tjetër”.
Ah, nuk është askush tjetër veçse i përkëdheluri i tij Floki, një qen Shiba Inu. Në një seri postimesh në Twitter, sipërmarrësi ndau foto të Flokit të ulur në një tavolinë në selinë e Twitter, i veshur me një bluzë “CEO”.
“CEO i ri i Twitter është i mrekullueshëm”, shkroi Musk në Twitter.
Shakatë, duket se janë në kurriz të Parag Agrawal, ish-CEO i gjigantit të rrjeteve sociale. Musk shkarkoi Agrawal në tetor, së bashku me tre drejtues të tjerë të lartë në atë kohë.