Elon Musk sulmon George Soros – çka po ndodh mes dy multi-miliarderëve?

Elon Musk sulmon George Soros – çka po ndodh mes dy multi-miliarderëve?

Grupe të financuara nga miliarderi hungarez, George Soros i kanë bërë thirrje disa prej kompanive më të të mëdha në glob që të heqin dorë nga Twitter tani që në krye të tij është Elon Musk.

Elon Musk po kërkon të zbulojë cili qëndron pas këtyre thirrjeve të bëra publike me anë të një letre të firmosur nga më shumë se 20 grupe liberale.

Këto OJQ të majta – shumë prej tyre të financuara nga miliarderi George Soros, bashkëpunëtorë të Clinton apo edhe Bashkimi Europian apo qeveria kanadeze – kanë bërë thirrje të bojkotohet Twitter nëse Musk merr në dorë kompaninë.

“Kush i financon këto organizata që duan të kontrollojnë aksesin tuaj ndaj informacionit? Le të hetojmë…” shkroi Musk ditën e djeshme, duke shtuar se “Disa rreze dielli janë dezinfektuesi më i mirë.”

Kjo letër është firmosur nga 26 organizata të cilat pretendojnë se “Uzurpimi i Twitter nga Elon Musk, do të kontribuojë në toksifikimin e mëtejshëm të ekosistemit tonë të përbashkët informativ, duke u kthyer në një kërcënim direkt ndaj sigurisë publike, sidomos mes grupeve më vulnerabël dhe të margjinalizuara.”

LEXO EDHE:

Back to top button