Elon Musk tallet me Instagramin dhe Facebook-un: “Nëse po e lexoni këtë postim…”
Pronari i aplikacionit "X", Elon Musk, është tallur në llogarinë e tij për shkak të dështimit të Facebook dhe Instagram

Pas një dite të tërë të përdoruesve të Facebook, Messenger dhe Instagram që ankoheshin se nuk mund të hynin në llogaritë e tyre, mediat raportuan se kishte një defekt dhe nuk dihej se kur do të rregullohej.
If you’re reading this post, it’s because our servers are working
— Elon Musk (@elonmusk) March 5, 2024
Për shkak të këtij lajmi dhe pyetjes së shumëkujt se çfarë po ndodh në të vërtetë, Elon Musk, pronari i rrjetit social “X” (ish-Twitter), të cilit përdoruesit e këtij rrjeti po i bënin masivisht pyetje për rrëzimin e aplikacioneve të Meta, foli.
“Nëse po e lexoni këtë postim, kjo është për shkak se serverët tanë janë ngritur”, ka shkruar Musk në profilin e tij X.