EMA jep dritën jeshile, vaksina e Moderna-s do të prodhohet në Francë

Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar ditën e sotme një fabrikë të re përpunimi në Francë ku do të prodhohet vaksina e Modernas për koronavirusin.

Fabrika në Mont do të drejtohet nga Recipharm dhe do ta prodhojë produktin e plotë sipas komitetit të EMA që po merret me produkte medicinale për përdorim njerëzor (CHMP).

Në fillim të këtij muaji, CHMP miratoi dy fabrika të reja në Shtetet e Bashkuara që do të prodhojnë substancën aktive dhe produktin e përfunduar për vaksinën e Moderna.

LEXO EDHE:

Back to top button