EMA: Miratimi i vaksinës antiCOVID-19 po kryhet aq shpejt sa duhet

Procedura e miratimit për një vaksinë antiCOVID-19 në Bashkimin Europian nuk mund të zhvillohet më shpejt sesa po kryhet, megjithatë një vendim pritet të vijë përpara 29 dhjetorit, njoftoi sot drejtoresha e Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), Emer Cooke.

“Po punojmë 24 orë për miratimin e vaksinës së parë antiCOVID-19”, tha ajo në një konferencë për shtyp, duke shtuar se afatet do të rivlerësohen vazhdimisht.

“Nuk do të ketë asnjë kompromis mbi sigurinë”, theksoi Cooke.

Ndryshe nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, BE-ja nuk jep autorizime urgjente për vaksinat, që do të thotë se ato duhet të kalojnë testet e zakonshme.

LEXO EDHE:

Back to top button