COVID-19, Italia kapërcen pragun e 65 mijë viktimave

Italia raportoi sot 491 vdekje të tjera nga COVID-19 duke kapërcyer kështu pragun e 65 000 viktimave të lidhura me virusin (65 011), sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 12 030 raste të reja infektimi, një ulje e konsiderueshme në krahasim me dje që ishin 17 938.

Në total, vendi ka raportuar 1 855 737 raste që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht, janë 675 109 raste pozitive, 1 115 617 të shëruar dhe në izolimin e shtëpisë 644 249 persona.

Në kujdes intensiv janë 3 095 pacientë, me 63 njësi më pak në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button