Emanuel Peti zbulon se cili është angazhimi i radhës i Zinedin Zidanit

Zinedin Zidan tash e një kohë ka mbetur pa asnjë post që nga largimi i tij prej Real Madridit. Trajneri francez ka qënë shumë i përfolur muajt e fundit duke u lidhur me klube si PSZH, Juventus e Çellsi, si dhe ka pasuz zëra se ai mund të marr drejtimin e kombëtares franceze, por kjo ide u largua në momentin kur Deshamp vazhdoi kontratën.

Në një intervistë të fundit, ish-bashkëlojtari i Zidanit te kombëtarja franceze, Emanuel Petit, ka folur për të ardhmen e Zizout. Ai ka thënë se nuk e sheh që Zidanin do të merr drejtimin e skuadrës së Çellsit dhe se e ardhmja e tij është diku afër, duke aluduar te klubi i PSZH-së.

”Mund të kem gabim, por nuk e besoj për asnjë sekondë thashethemet e Zizout te Çellsi. E ardhmja e Zizout nuk është në Angli, ai është diku tjetër dhe ndoshta jo shumë larg nga këtu…”, deklaroi Peti për mikrofonat e RMC sport./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button