Emigrantët përplasen me policinë në Meksikë, dhjetëra të arrestuar

Dhjetëra persona mbetën të plagosur si pasojë e përleshjeve të një grupi emigrantësh që i ishin drejtuar Shteteve të Bashkuara me forcat e policisë në Meksikë.

Mbi 4000 emigrantë nga vendet e Amerikës Qendrore po kalonin përmes qytetit të Chiapas kur hasën në pengesën e forcave meksikane të sigurisë. Përplasja ishte e dhunshme dhe shumë prej tyre u arrestuan.

Sipas emigrantëve, gjithçka nisi pasi policia nisi të arrestonte gra dhe fëmijë që në pamundësi për të ecur shpejt ishin shkëputur nga grupi kryesor.

LEXO EDHE:

Back to top button