Emigrantët të cilët janë përfshirë në trafikimin e bashkëvendësve të tyre, po mbahen në kampin “Vino-Jug”

Ky emigrant i mbyllur në barakë me thërmia buke po ushqen macet që shëtisin lirshëm në kampin e refugjatëve “Vino-Jug” në Gjevgjeli. Ata mbahen të ndaluar për shkak se janë kapur si pjesë e rrjetit të trafikimit me njerëz, thonë autoritetet. Roje policore 24/7 kanë në kamp për të dyshuarit që kanë kryer këtë vepër penale. Por, emigrantët ankohen për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ne jemi në shumë se një muaj në burg këtu. Nuk na pyesin asnjëherë çfarë nevojash kemi, si t’ia bëjmë. Ju më pyesni për të drejtat e njeriut, por këtu nuk ka asnjë të drejtë, miku im. Kjo është për të të ardhur keq! Me Ligjet e Maqedonisë duhet të na mbajnë 25 ditë maksimumi të gjithë ne, por këtu jemi më shumë se 35 ditë”-tha një emigran nga Pakistani.

Jo jo, shoku im ka marr para unë nuk e di. Unë skam prekur para me dorë. Ne duam të kthehemi në Greqi për të punuar nuk duam të shkojnë as në Evropë e as të kthehemi në vendin tonë”-pohoi emigranti nga India.

Pse nuk na depërtojnë, nuk duhet të na mbajnë këtu. Në Evuropë kështu të mbyllur si në kafaz i mbajnë vetëm kafshët, këtu nuk kemi asnjë të drejtë njerëzore”-thekson një emigrant nga Afganistani.

Kreu i Komunës së Gjevgjelisë Sasho Pockov kërkon përforcimin e kontrolleve në vijën kufitare, me qëllim të ndalimit të kalimeve ilegale. Ai tha se në rrezik mund të jetë siguria dhe shëndeti i qytetarëve në këtë periudhë të pandemisë.

Ata janë emigrantë për çështje ekonomike që kalojnë kufirin në të zezë, të cilët kapen në grupe për rreth grupeve. Siç e di unë janë përforcuar patrullat në këto 2-3 vitet e fundit kundër emigrantëve që kalojnë ilegalisht kufirin. I dënoj ashpër këto akte, sidomos me trafikimet përmes automjeteve”-pohoi Sasho Pockov, Kryetar i Komunës së Gjevgjelisë.

Në qytetin jugorë të Gjevgjelisë, tregtia me emigrantë është bërë biznes i përditshëm, thonë qytetarët. Pos, shtigjeve të malit emigranët përmes rrjetit të organizuar të trafikimit udhëzohen të vijnë drejtë veriut edhe duke ndjekur hekurudhën. Edhepse e mbyllur zyrtarisht, trafikantët për 1 mijë euro për person e shfrytëzojnë rrugën për lëvizje ilegale drejt Evropës.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button