Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda

Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda

Një emigrant i papunë në Itali gjeti një çantë të humbur në një rrugë në Firence, brenda së cilës kishte 1000 euro.

Ai edhe pse ishte azil kërkues vendosi të shkonte në një nga komisariatet e policisë dhe ja dorëzoi personelit të rojës.

“Kur pashë çantën në tokë mendova menjëherë se duhej t’ia ktheja pronarit, nuk mund të bëja ndryshe”, tha ai.

Ky gjest i ndershëm nga 30-vjeçari u vlerësua nga punonjësit e policisë.

Ndërkohë agjentët më pas ja kthyen pronarit, një tjetër emigrant, i cili kishte humbur çantën në via Baracca.

LEXO EDHE:

Back to top button