Jovanovski: Edhe më herët jemi “djegur” nga propozimi francez

Jovanovski: Edhe më herët jemi "djegur" nga propozimi francez

Politologu dhe njohësi i integrimeve evropiane, Aleksandar Jovanovski, i ftuar në ‘Programi 200″ në Alsat ka thënë se gjendja e Ballkanit Perëndimor në procesin euro- integrues kohëve të fundit ka qenë shumë komplekse dhe se pasiguria tek opinioni nga propozimi i fundit francez mund të jetë i justifikuar.

“Ne kemi kërkesë nga Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pastaj kemi kundërshtim të hapur nga Serbia, kemi ngërç në procesin e integrimit evropian në Serbi dhe Mal të Zi dhe pastaj kemi metodologji të re për negociatat, Shqipëria dhe Maqedonia as që kanë filluar… Jam dakord me frikën nga Unioni në dy shtresa, sepse edhe më herët jemi djegur me propozim francez”, tha Jovanovski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button