Emma Roberts, shtatzënë, rrëfen frikën e saj më të madhe: “Mjekët më kishin thënë se s’do të lindja kurrë fëmijë!”

Aktorja e famshme Emma Roberts është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. 29-vjeçarja ndau në Instagram foto me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar gjithashtu gjininë e bebushit që pritet të sjellë në jetë.

Emma dhe partneri i saj do të bëhen me djalë, ndërsa aktorja shkroi krahas postimit:

“Unë dhe dy djemtë e mi të preferuar!”

Tashmë që shtatzënisë po i vjen fundit, Emma ka rrëfyer frikën e saj më të madhe që lidhet pikërisht me pritjen e ëmbël. Më herët, mjekët i kishin thënë asaj se s’do të mund të lindte fëmijë, gjë që sigurisht e kishte trishtuar shumë aktoren.

“Kur isha adoleshente jam diagnostikuar me endometriozë. Mjekët më thanë që duhej të ngrija vezët dhe se ndoshta nuk do mund të lindja kurrë fëmijë. Isha e tmerruar. Pastaj fillova të flas me vajza dhe gra të ndryshme. Bisedat me to më bënë të kuptoja që nuk isha e vetme, që kishte shumë të tjera në gjendjen time, por ja ku jam tani”- ka rrëfyer Emma.

Endometrioza është një patologji gjinekologjike, ku endometriumi (shtresa e brendshme e mitrës, e cila zëvëndësohet çdo muaj me ciklin menstrual) fillon të rritet jashtë mitrës. Shkaku i këtij çrregullimi ende nuk është i qartë, ndonëse janë zhvilluar shumë teori të ndryshme rreth tij, e lidhur kjo edhe me faktin se janë shumë mekanizma të përfshira në këtë patologji.

Te femrat që kanë probleme me fertilitetin, incidenca mund të jetë më e madhe, shkon deri në  30-50% të rasteve!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emma Roberts (@emmaroberts)

LEXO EDHE:

Back to top button