Emocione në TV për Ibrahimoviçin, miku i tij vuan nga leukemia

Në një intervistë për ESPN, lojtari i Milanit nuk ishte në gjendje t’i mbante lotët kur fliste me Tijs Slegers, një gazetar që së fundi zbuloi se vuante nga leukemia.

 

“Kur isha i ri dhe humbja, nuk njihja askënd në Holandë (në kohën e Ajaks-it). Një gazetar më kontaktoi dhe shkuam për darkë, që nga ai moment u bëmë miq. Tijs më ndihmoi shumë asokohe. Ne kemi qenë gjithmonë në kontakt dhe do të jesh gjithmonë në zemrën time,” tha nw fillim Ibra.

 

Më pas, duke iu thyer zëri nga emocionet, sulmuesi iu drejtua drejtpërdrejt Slegersit, i cili gjithashtu u shpreh i emocionuar.

 

“Dua të të them vetëm se të dua, miku im,” tha sulmuesi i Milanit.

 

Tijs Slegers, 46 vjeç, është gazetar i “Football International”, por njihet në botën e futbollit, pasi ka mbajtur postin e zyrtarit të shtypit te PSV Aindhovenit. Rreth dhjetë ditë më parë ai njoftoi gjendjen e tij shëndetësore për të inkurajuar njerëzit të dhurojnë qeliza staminale dhe gjak.

 

“Unë nuk mund të ndihmohem më, por të tjerët munden”.

 

Një apel që ka marrë një vlerësim të gjerë në Holandë, me billborde në stadiume dhe një shfaqje “live” për të rritur ndërgjegjësimin ku mori pjesë edhe Ibra.

LEXO EDHE:

Back to top button