Emocionet e futbollit sonte vijnë me përballjet në Ligën Evropa dhe Ligën e Konferencës

Sonte (e enjte) janë në program për t’u zhvilluar të gjitha ndeshjet e xhiros së pestë në Ligën Evropa dhe të katërt të Ligën e Konferencës.

Ndeshjet më interesante në Ligën Evropa padyshim se do të jenë ato në mes të Anderlehtit dhe Portos, Real Sosiedad e Ajaksit, si dhe Tottenhamit dhe Romës. Gjatë mbrëmjes së sotme luajnë edhe klube tjera të mëdha në Ligën e Evropës, si Man, Junajted që e pret Bodo/Glimt dhe Lacio si nikoqir i Ludogoretcit.

Në Ligën e Konferencës, luajnë ekipe të njohura si Çellsi që udhëton te Heidenheim, Fiorentina që pret Pafosin dhe Real Betis që luan në udhëtim te Mlada Boleslav.

Ndeshjet në këto dy gara zhvillohen të gjitha në dy orare, nga ora 18:45 dhe 21:00, përveç takimin Astana-Vitoria Guimareesh që luhet në orën 16:00.

LEXO EDHE:

Back to top button