Empoli mbijeton në Seria A, trajnerit aktual dhe atij të shkarkuar i vazhdohet kontrata! 

Klubi i Empolit ka siguruar për herë të parë në historinë e tij për të tretin vit radhazi mbijetesën në Serinë A. Një mbijetesë që erdhi me një gol të Niang në minutën e  93-të të takimt ndaj Romës, duke dënuar Frosinonen. Me sigurimin e qëndrimit, është aktivizuar atomatikisht klauzola në kontratën e trajnerit Davide Nikola, duke e rinovuar atë për një tjetër edicion. Trajneri mori ekipin në janar dhe ndryshoi fatin e tij.

Por për çudi, me mbiejtesën, rinovohet automatikisht edhe kontrata e trajnerit të shkarkuar në janar, Andrea Andreacoli, i cili është ende i punësuar nga klubi. Edhe ai do të jetë nën kontratë për një tjetër vit me klubin toskan.

Përvec kësaj, kontrata e Andreacolit parashikon që do t’i paguhej edhe një bonus prej 50 mijë eurosh në rast mbijetese.

LEXO EDHE:

Back to top button