Emrin e Afërdita Dreshaj e paskemi ditur gabim

U desh një bisedë në Whatsapp mes Afërdita Dreshajt dhe mikut të saj Eraldo Rexha, që ne të mësonim se e paskemi ditur gabim emrin e këngëtares gjatë gjithë kohës!
Teksa bisedonin me njëri-tjetrin, Afërdita i ka treguar Eraldos se në fakt emri i saj nuk ka fare shkronjë “ë”. Pra, që ta mësoni të gjithë, këngëtarja quhet Aferdita! Nëse nuk e besoni, shikojeni vetë bisedën mes tyre:
“Gëzohem që të njoha, shok i ngushtë. Sot e mori vesh emrin tim.”- shkruan Afërdita.
Epo, më mirë vonë se kurrë!
Afërdita Dreshaj është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe këtë periudhë po e shijon në maksimum. Ditët e fundit e kemi parë të udhëtojë në ishujt Karaibe, ku shijoi disa ditë me diell e më pas drejt New York-ut. Aty në fakt nuk udhëtoi më kot, sepse ishte vendi i takimit me Fadil Berishën, i cili i ka realizuar një super set fotografik Afërditës që ta ketë si kujtim nga pritja e ëmbël.