E vogla e Jonida Vokshit ka filluar të ecë, Jonida ka një hall tani

Në qershor të vitit 2020, Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë. Aktorja dhe moderatorja e njohur shqiptare solli në jetë një vajzë, të cilën së bashku me partnerin e saj, Besnik Krapin, vendosi ta pagëzonte me emrin Emi. E vogla po rritet dita ditës dhe tashmë ka mbushur 7-muajshe e duket se ka filluar të ecë vetëë nëpër shtëpi pa e ndihmuar askush.

Jonida ka publikuar në Instagram një video të shkurtër në të cilën vogëlushja Emi shihet duke qëndruar në këmbë teksa mbahet tek një tavolinë. Megjithëse ky është një nga momentet më të bukura për një nënë, tregon edhe se ka filluar “lufta” e vërtetë për të. Sapo fillojnë të ecin vetë në këmbë, fëmijët kërkojnë pavarësi dhe nuk mund të qëndrojnë më urtë, ndaj edhe Jonida këtë hall ka qarë me ndjekësit e saj.

“Hajde të mbahemi tani që filluam të rrimë vetë”, ka shkruar ajo me shaka përkrah videos së vajzës.

Disa ditë më parë Jonida vendosi t’i dedikonte një tatuazh të bijës, për ta pasur gjithmonë me vete. Ajo shkroi emrin Emi në kyçin e dorës, duke shtuar kështu në trupin e saj një nga tatuazhet më domethënës që do e mbajë për gjithë jetën.

LEXO EDHE:

Back to top button