Më në fund u zbulua, ja si quhet vajza e Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Para disa ditësh, 4 muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushes, Gigi Hadid na zbuloi më në fund emrin e saj. Vajza e çiftit më të bukur të botës rozë quhen Khai! Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar.

Mirëpo këtë emër Gigi e ka zbuluar shumë kohë para se ta bënte publik në bion e Instagramit. Fansat sy shqiponjë kanë vënë re emrin e Khai-t në një foto të publikuar në muajin nëntor, që do të thotë se Gigi e ka zbuluar emrin e vogëlushes shumë muaj më parë.

Në 22 nëntor Gigi publikoi në Instagram një sërë fotosh për të treguar se si është jeta e saj si nënë e një vajze të vogël. Në foton e fundit, që tregonte dekorimet e familjes për Krishtlindje, emrit i Khai-t ishte shkruar në një vazo që ishte vendosur poshtë pemës së zbukuruar. Sigurisht që kjo gjë nuk është vënë re, sepse emri mezi dallohet në fotografi. Siç duket Gigi ka dashur që fansat ta zbulojnë emrin në formën e një loje, por askush nuk e fitoi lojën, përveçse aluduan qindra emra të tjerë për muaj me radhë.

Kujtojmë se vogëlushja e Gigi Hadid dhe Zayn Malik erdhi në jetë në muajin shtator dhe deri më tani ata të dy janë treguar shumë të rezervuar duke mos publikuar asnjë foto të portretit të saj.

LEXO EDHE:

Back to top button