Ja sa para i janë dashur Loredanës për t’u dukur kështu!

Për ne 2020-ta mund të mos ketë qenë viti më i mbarë, por për Loredanën po! Pasi zgjidhi problemin me çiftin zvicerian, reperja u rikthye për të marrë fronin e saj dhe ka kryesuar në top-listat shqiptare e gjermane gjatë këtij viti. Loredana përgatiti albumin “Medusa” dhe një dokumentar që po ndiqet me kuriozitet të madh nga fansat.

Fitimet e saj gjatë këtij viti s’besojmë se duhen përmendur, pasi vetë veshjet dhe jeta e Loredanës e tregon sa mirë paguhet. Reperja ia bën qejfin vetes me veshje të markave më të njohura e më të shtrenjta, ndërsa ne jemi ndalur tek njëra prej pamjeve të saj, që u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga fansat.

Faqja “Shqip Closet” në Instagram ka bërë të ditur se look-u i reperes në këto foto e ka kaluar shifrën 100 mijë euro. Më saktë, 102,660 euro!

Pse do të thoni ju? Ja ku po jua listojmë:

Korseja e saj “Chanel” ka kushtuar 1140 euro, xhaketa e lëkurës “Zegna” ka kushtuar 3470 euro, vëthët “Isabellefa” i kanë kushtuar reperes 5200 euro ndërsa varësja “Isabellefa” 28.350 euro. Gjithashtu, byzylykët e po të njëjtës markë i kanë kushtuar njëri 10.650 euro dhe tjetri 12.750 euro. Për unazën “Isabellefa”, Loredana ka paguar 12.600 euro.

LEXO EDHE:

Back to top button