“Ende po vuaj pasojat e humbjes në revansh”

Boksieri britanik Entoni Xhoshua u shpreh se boksi për të është bërë më i ndërlikuar për shkak të problemeve jashtë ringut. Gjithsesi, ai shtoi se është fokusuar te rikthimi në ring vitin tjetër. Ish-kampioni i botës po ndjen ende pasojat e humbjes së dyfishtë ndaj Oleksandr Usyk, ku fillimisht humbi titujt e më pas revanshin e mundësinë për t’u rimarrë titujt.

Xhoshua shtoi se fakti që nuk është më kampion bote e ka vrarë shpirtërisht dhe këto emocione kushtëzojnë aktivitetin e tij në ring.

“Jeta ime është e komplikuar. Edhe sporti i boksit është bërë pak më shumë i ndërlikuar tani. Kjo situatë po ndikon në aktivitetin tim të përditshëm në ring. Ndaj, unë po përpiqem t’i largoj këto gjëra që më pengojnë”, u shpreh Xhoshua.

 

“Kjo është një sfidë për mua dhe unë po mundohem ta zhvilloj atë në mënyrën e duhur. T’i mbyll problemet këtë vit, në mnyrë që vitin e ardhshëm të fokusohem 100% të boksimi. Fakti që s’jam më kampion më dhemb, ndaj punoj shumë në palestër për rindërtuar gjithçka që duhet të bëj brenda e jashtë ringut”, tha në fund Xhoshua.

LEXO EDHE:

Back to top button