Ende sekret emri i vajzës së Zayn dhe Gigi, mund të jetë ky emër vallë?

Kurioziteti për emrin e vajzës së Gigit dhe Zayn vijon të jetë shumë i madh, teksa nuk dihet arsyeja e mbajtjes sekret të tij. Disa nga ndjekësit e supermodeles në Instagram thonë se ata mund ta kenë quajtur të voglën me emrin “Malikinha”, ndërsa të tjerët thonë “Maria”, dhe një grup tjetër shkruajnë për një bashkim emrash që jep “Zagi” ose “Zayan”.

Ndonëse këto emra fillimisht u dukën shumë të çuditshëm, duhet ta përgatisni veten se me shumë mundësi emri i të voglës nuk është aq i zakonshëm. Mbrëmjen e djeshme Gigi ka ndarë me ndjekësit një dhuratë që një prej miqve të saj i ka bërë të bijës. Janë pikërisht dy ‘body’ për fëmijë ku shkruhet “Zigis’s girl”.

Pra, nëse e kuptuam drejt, të voglës me përkëdheli i thërrasin “vajza e Zigi” (Zayn+Gigi). Prej këtej mediat e huaja raportojnë se ndoshta edhe emri i saj mund të jetë një bashkim emrash.

Vetëm dy javë pasi supermodelja u bë me vajzë, “E! News” raportoi se si po shkon jeta e saj dhe Zayn tani me statusin e ri.

“Gigi është shumë e lodhur, por është një mami e mahnitshme”, ka treguar një burim i brendshëm. “Dy javët e para kanë qenë një tranzicion i vështirë, por ajo nuk është ankuar dhe është shumë e gëzuar të jetë nënë.”

Para lindjes së të voglës në fund të shtatorit, Gigi dhe Zayn kanë udhëtuar në New York për kontrollet e fundit mjekësore para se ekipi i mjekëve të Gigit ta shoqëronte atë përsëri në fermën e familjes Hadid në Pensilvani, pikërisht aty ku 25-vjeçarja lindi.

Po ashtu, raportohet se çifti po planifikon të rrisë vajzën e tyre pikërisht në këtë fermë. Ata ndjehen të qetë duke qëndruar atje tani për tani. Gigi dëshiron më shumë privatësi për foshnjën e tyre dhe dëshiron që të jetë në gjendje ta rris larg vëmendjes mediatike.”- shkruan “E!Online”.

Por, Gigi nuk është vetëm, sidoqoftë. Ajo ka Yolanda-n e cila i mbështet dhe po i ndihmon jashtëzakonisht shumë. Ndërsa motra e vogël Bella Hadid, po i përmbush shumë mirë detyrat e saj si një teze.

Bella ishte shumë emocionuese kur e pa për herë të parë mbesën dhe tashmë është duke blerë për të rroba e gjëra të ndryshme.- thuhet në shkrim.

Ndërsa babai i Gigi, Mohamed Hadid dhe vëllai i saj, Anwar Hadid, gjithashtu janë emocionuar nga fakti që janë bërë me mbesë, megjithatë, modelja po tregohet “shumë e kujdesshme” në lidhje me afrimin e të tjerëve për shkak të pandemisë së virusit.

Fansat e çiftit po presin me padurim për të mësuar se si e quajtën ëngjëllin e tyre të vogël dhe “E!News” raporton se ende nuk është zbuluar, por thuhet se dy yjet me famë botërore i kanë vendosur një emër “unik”.

LEXO EDHE:

Back to top button