Enis Bardhi, rikthehet në stërvitje pas një muaji

Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi është rikthyer stërvitjeve të rregullta te skuadra spanjoll e Levantes, pas që mungoi plot një muaj, nga lëndimi i marë në sfidën me Rumaninë. Skuadra spanjolle shpalosi një video në të cilën shihet se si Bardhi stërvitet me ekipin, por jo edhe me intenzitet të plotë.
Bardhi u lëndua në përballjen me Rumaninë dhe që nga ajo kohë nuk është paraqitur në fanellën e Levantes, e cila për shkak të rezultateve të dobëta në këtë sezon, largoi trajnerin Pako Lopez dhe caktoi Havi Pereira-n.
Në fundjavë, Levante do të përballet me Getafen, ndërsa në ditët në vijim, klubi do të tregon saktë se kur Enis Bardhi do të luajë sërisht në sfidat e La Ligës me Levanten.