Mickoski: Jemi pajtuar me Marrëveshjen e Prespës

VMRO-DPMNE-ja ka pranuar realitetin e dalë nga Marrëveshja e Prespës. Por lideri i saj Hristijan Mickoski thotë se asnjëherë nuk do ta thotë emrin e ri të shtetit.

A do ta pranojmë Marrëveshjen e Prespës. Po neve jemi pjesë e institucioneve shtetërore ku përdoret emri i ri. Nëse mua  më pyesni personalisht nëse do ta përdor emrin Maqedonia e Veriut, jo nuk do ta përdor asnjëherë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski tha se me opozitën shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka bashkëpunim konstruktiv dhe një qëllim të përbashkët.

Jemi ulur me Afrimin dhe Ziadinin, jemi pa në sy dhe kemi diskutuar. Kemi shtet të përbashkët, të ardhme të përbashkët, problem të përbashkët si krimin, korrupsionin, ndarjen e njerëzve, sistem jo funksional, njerëz të pa motivuar, probleme ekonomike, sociale, bujq të shqetësuar etj. Çfarë bëjmë tani. A kemi pikë të përbashkët apo jo. Nëse po, të bashkëpunojmë sepse vetëm kështu mund t’i ndryshojmë gjërat”, theksoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nëse në raundin e dytë në Kërçovën gara për të parin e Komunës zhvillohet mes Fatmir Dearit dhe Fatmir Limanit, Mickoski thotë se mbështetja e partisë së tij do të shkon për Limanin.

Po do ta mbështesim. Kamë punuar me atë njeri, ishte zëvendësi im në ELEM unë isha drejtor ai zëvendësdrejtor. Kisha aq besim në atë sikur në veten time. Kur nuk ishte në punë ai më zëvendësonte dhe vepronte sikur të isha unë, pastër, pa mëdyshje dhe asgjë mungonte. Nuk ka menduar asnjëherë për ndonjë keqpërdorim, që për mua është shumë me rëndësi”, theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në emisionin “Rruga Drejt”, kreu i opozitës foli edhe për largimin e 20% nga Kushtetuta, komisionin hetimor për tragjedinë në Tetovë dhe largimin e reprezentacioneve për krerët e komunave.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button