Enrike: Kosova ka më pak pikë se sa meriton

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrike ka vazhduar me lëvdatat për Kosovën para takimit të nesërm. Enrike e sheh këtë ndeshje shumë të vështirë, derisa mendon se “Dardanët” duhet të kishin më shumë pikë.

“Nesër do jetë një ndër ndeshjet më të vështira të grupit. Do ta shihni. Kur një skuadër nuk luan vetëm mbrapa, ata janë të guximshëm. Kanë shumë pikë me pak se sa meritojnë. Është skuadër që ta komplikon jetën”, deklaroi Enrike në konferencë për shtyp.

 

Ndërkohë ylli i PSZH-së, Pablo Sarabia, e sheh këtë sfidë si të vështirë. Ai tha se është gati për këtë përballje, ndërsa beson që Kosova do luajë në mbrojtje.

 

“Jam duke shikuar përpara për takimin me kundërshtarin që rikthehet në mbrojtje dhe duhet të mundohemi ta vendosim topin në krahë. Mendoj që kundërshtari ynë do luajë në mbrojtje. Do mundohem të ndihmojë skuadrën aq sa të kem mundësi të luajë. Objektivi ynë është të fitojmë, është çfarë duhet të japim për tre pikë dhe duhet të luajmë ndeshje të mirë për ta arritur”.

Ndeshja Kosovë-Spanjë, do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 8 shtator, në orën 20.45.

LEXO EDHE:

Back to top button