Kryeministri kanadez qëllohet me gurë gjatë fushatës

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është qëlluar me gurë nga protestuesit gjatë një ndalese të tij në fushatë.  Trudeau i quajti protestuesit si “turma kundër vaksinimit”, ndërsa u godit me gurë.

Ai po kthehej në autobusin e tij pasi vizitoi një fabrikë birre kur u godit me gurë, por nuk mori lëndime.  Disa video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë që kryeministri është i rrethuar nga punonjësit e sigurisë, ndërsa protestuesit bëjnë thirrje kundër tij.

Muajin e kaluar, fushata e Trudeau anuloi një ngjarje publike për arsye sigurie. Shumë protestues thonë se janë të zemëruar me masat e shëndetit publik.

LEXO EDHE:

Back to top button