Entoni Dejvisi ndihmon Lejkersin në fitoren ndaj Uashingtonit

Skuadra e Los Anxheles Lejkersit ka shënuar një fitore të radhës në NBA, pasi mposhti Uashington Uizardsin, me rezultatin 134-131 gjatë kohës shtesë.
Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Entoni Dejvis me 38 pikë, 12 kërcime dhe 4 asiste. Dejvisi e ndihmoi bashkëlojtari i tij, LeBron Xhejms, i cili shënoi 27 pikë, bëri 4 kërcime dhe 8 asiste.
Kurse te skuadra e Ushington Uizards, më i miri në fushë ishte amerikani Poll me 34 pikë, 3 kërcime dhe 7 asiste. /Indeksonline/