Entoni Xhoshua humb 10 mln euro në fillim të vitit 2024

Entoni Xhoshua pati një sukses të madh financiar vitin e kaluar, kjo e dëshmuar nga një faturë tatimore e madhe mbi 10 milionë eurosh. AJ filloi të këndellej në 2023, pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk, pasi humbi rripat e tij të unifikuar në peshën e rëndë ndaj ukrainasit dhe nuk arriti t’i rifitonte ato në revanshin e tyre.

Britaniku filloi të rikthehej në formën e lartë me një fitore vendimtare ndaj Xhermejn Franklin në prill përpara se të mposhte Robert Helenius në gusht dhe Oto Vallin në dhjetor. Llogaritë nga kompania e Xhoshuas “Sparta Promotions” tani kanë zbuluar se ai fitoi 45 milionë euro në vitin financiar 2022/23. Kjo shifër që nuk përfshin pagesat e tij nga luftimet Helenius dhe Valin dhe pritet që ‘AJ’ të fitojë rreth 15 milionë euro për të dyja këto fitore.

Duke ndarë shumën që fitoi gjatë një viti, Xhoshua mori në shtëpi një shumë para taksave prej pak më shumë se 115,000 euro në ditë. Fitimet e britanikut kanë ardhur çuditërisht me një faturë masive tatimore pasi XHoshua-s iu kërkua të paguante mbi 10 milionë euro për të ardhurat e tij gjatë gjithë vitit financiar.

“Sparta Promotions” tani ka një kapital total prej pak më pak se 150 milionë euro, një shifër që në mënyrë të pashmangshme do të rritet në qiell, ndërsa ‘AJ’ përgatitet për një tjetër luftë me para të mëdha kundër ish- kampionit të UFC, Francis Ngannou në muajin mars. Xhoshua pritet të fitojë pak më shumë se 30 milionë euro për luftën dhe i është premtuar një mundësi e padiskutueshme për titullin e peshave të rënda kundër Tajson Fjurit ose Usyk, nëse fiton.

‘AJ’ fillimisht pritej të përballej me rivalin e vjetër Deontej Uajlder më 8 mars, por amerikani i prishi planet e luftës, kur humbi nga Josef Parker, në muajin e kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button