Sulmi në kishën katolike në Stamboll, arrestohen 2 të dyshuar

Sulmi në kishën katolike në Stamboll, arrestohen 2 të dyshuar

Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një person nga sulmi ne kishën katolike në Stamboll autoritetet turke kanë arrestuar dy persona të armatosur të dyshuar në lidhje me ngjarjen. Lajmi për arrestimin e dy të dyshuarve është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya. Ai nuk deklaroi motivin e sulmit dhe nuk zbuloi se kush e kreu sulmin. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një postim në Telegram, duke thënë se sulmi ishte në përgjigje të thirrjes së udhëheqësve të IS-it për të shënjestruar hebrenjtë dhe të krishterët. Në muajin dhjetor të vitit të shkuar, forcat Turke të Sigurisë arrestuan 32 persona të cilët janë të dyshuar se kishin lidhje me xhihadistët e grupit militant ISIS, ndërsa autoritetet deklaruan se personat e arrestuar dyshoheshin se po planifikonin te kryenin sulme ndaj Kishave dhe Sinagogave. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button