Enzo Mareska do të aktivizojë disa futbollist të rinj në sfidën ndaj Astana-s

Trajneri i Çellsit, Enzo Marescka, shpreson se nuk do të ketë nevojë për asnjë nga titullarët për ndeshjen që londinezët do të zhvillojnë të enjten në Ligën e Konferencës ndaj Astana-s.
Klubi ka marrë një sërë masash speciale për udhëtimin në Kazakistan. Një fluturim tetë orë përpara një ndeshje që do të luhet në temperaturat të ulta, që pritet të arrijnë në -11 gradë. Për pasojë, Mareska do të përdorë të gjithë lojtarët që ka në dispozicion, për të minimizuar lodhjen në prag të ndeshjes kundër Brentfordit në Premier Ligë.
Të rinjtë si Ato Ampah, Harrison MekMahon, Kaiden Uillson, Riçard Olise, Xhosh Açeampong dhe Harrison Marej-Kempbell janë shtuar në skuadër për këtë sfidë në Europë. Trajneri Enzo Marescka deklaroi se ka planifikuar të përfshijë të paktën disa prej tyre që nga fillimi. Çellsi është në krye të renditjes së Ligës së Konferencës me katër fitore në katër ndeshje dhe e dyta në Premier Ligë, katër pikë prapa Liverpullit.
I pyetur nëse donte të përdorte dy skuadra të ndryshme për dy ndeshjet e ardhshme, Mareska theksoi se do tu jep më shumë mundësi futbollistëve të rinj.
“Nuk e dini kurrë se çfarë mund të ndodhë. Ata që nuk do të përfshihen nesër do të stërviten dhe duhet të stërviten mirë. Asnjëherë nuk dihet nëse mund të kem nevojë për ndonjë nga titullarët. Do të doja të mos i aktivizoja. Ne rikthehemi në Londër mëngjesin e së premtes dhe nuk është normale që pas 48 orësh ata të luajnë sërish në Premier Ligë. Janë disa të rinj në skuadër që do të luajnë që nga fillimi”, tha Mareska.