Episodi i dymbëdhjetë: “Cirku” me konstituimin e Kuvendit vazhdon edhe sot
Episodi i dymbëdhjetë: "Cirku" me konstituimin e Kuvendit vazhdon edhe sot

Deputetët e Kosovës edhe sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit.
Kjo do të jetë hera e dymbëdhjetë që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.
Në vazhdimi i seancës që pritet të fillojë në ora 10:00, nuk dihet nëse VV-ja do të tentojë ta imponojë sërish votimin e fshehtë, apo do të shkohet direkt më votim për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.
Në tri përpjekjet e fundit për të konstituimin e Kuvendit, LVV-ja ka ndryshuar strategji. Në këto seancat, kryesuesi Avni Dehari nuk po e hedh në votim kandidaten e VV-së për kryetare, Albulena Haxhiu, por po insiston në formimin e komisionit për zgjedhjet e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë.
Kjo mënyrë e votimit po kundërshtohet nga PDK, LDK dhe AAK.
Meqenëse VV-ja as për këtë komision nuk po arrin t`i marrë votat e nevojshme, pas dështimit të votimit, kryesuesi po e mbyll seancën.
Një veprim i tillë po kritikohet nga partitë e deridjeshme opozitare, duke thënë se kryesuesi po e shkel skenarin e përgatitur nga sekretaria e Kuvendit.
Pavarësisht dështimeve të një pas njëshme, partitë politike kanë bërë me dije se nuk do të ndryshojnë qëndrim as një në seancën e sotme.
Të hënën, pas dështimit të fundit, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se VV-ja po e dhunon shtetin.
“VV-ja po e dhunon jo veç Kuvendin, por krejt shtetin. Nuk mund të them më shumë. Për Albin Kurtin, Albulena është më e rëndësishme se 1 milion qytetarë. Po luan me Albulena Haxhiun, duke e mbajtur si kandidate që nuk po kalon. Sepse e ka më t ëlehtë ta sakrifikojë atë, sesa të dalë e të matet vet”, kishte thënë ai.
Edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi, kishte vlerësuar se kandidatura e Albulena Haxhiut nuk do të kalojë as me votë të hapur e as me votë të fshehtë.
“Sa i përket votimit të fshehtë, janë dy arsye sepse ka filluar procedura e votimit dhe nuk mund të nryshohet në proces. Nëse do të duhej votim i fshehtë, do të duhej procedurë e re. Dhe do të duhej me këtë të propozohej kandidat të ri. E papranueshme dhe e palogjikshme. Dhe sa i përket refuzimit për votim të fshehtë, kjo është çështje transparece dhe mënyrës se si e shohin politikën. Nuk do të kishte asnjë rezultat të tjetër. Nuk kalon ajo kandidaturë.”, kishte thënë Gashi.