Episodi i pazakontë në fund të ndeshjes, tifozi hyn në fushë dhe i vesh Xherdan Shaqirit xhaketën me simbolin e UÇK-së
Televizioni zviceran, “RSI Sport” postoi videon dhe e cilësoi si skandal atë që ndodhi.
“Episodi i pakëndshëm në fund të ndeshjes në Zvicër: Tifozi hyn në fushatë gjatë intervistave dhe i vesh Xherdan Shaqirit një xhaketë. Simboli në Xhaketë ishte i UÇK-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e listuar nga OKB si organizatë terroriste”, ky ishte përshkrimi i “RSI Sport”.
Videoja është fshirë menjëherë pasi përshkrimi ishte skandaloz.








