Erdogan dhe Merkel diskutojnë marrëdhëniet Ankara-Athinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, nëpërmjet një video-lidhjeje.
“Në këtë bisedë janë trajtuar marrëdhëniet Turqi-Gjermani dhe Turqi-BE ndërsa është diskutuar edhe për zhvillimet rajonale, përfshirë Mesdheun Lindor, Libinë dhe çështjen Azerbajxhan-Armeni”, sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë .
Gjatë kësaj bisede Erdogan theksoi se deklarata e samitit të Liderëve të BE-së nuk posedonte elemente që do të mundësonin tejkalimin e problemeve në marrëdhëniet si dhe për përgatitjen e terrenit për dialog dhe bashkëpunim.
Ai tërhoqi vëmendjen se pavarësisht qëndrimit të vendit të tij me qëllim të mirë, BE-ja i është nënshtruar presionit dhe shantazhit të Greqisë dhe Administratës Greke të Qipros Jugore.
“Interesat e mëdha të Evropës nuk duhet të sakrifikohen për interesat e vogla të disa anëtarëve të Unionit”, theksoi presidenti turk në bisedën me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Për zgjidhje të përhershme të problemit rreth tokave të pushtuara të Azerbajxhanit nga Armenia duhet të zbatohen rezolutat e OKB-së dhe të përmbushen kërkesat e ligjit ndërkombëtar”, shtoi Erdogan.
Në bisedën me kancelaren Merkel, presidentin Erdogan e shoqëruan kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan, kreu i Çështjeve Administrative pranë Presidencës, Metin Kıratlı, drejtori i Komunikimeve, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın.