Tetovë, dasmat dhe ahengjet nuk ndalen as gjatë pandemisë

Dasmat dhe ahengjet e ndryshme familjare në Tetovë nuk janë ndalur as gjatë pandemisë. Organizime kryesisht nëpër oborre të shtëpive. Muzikantët dhe pronarët e restoranteve të cilët do të protestojnë nesër në Shkup, fajësojnë Qeverinë për keqmenaxhim.

“Nga restorantet, kaluan nëpër shtëpi. Organizimi i dasmave apo ahengjeve familjare  por nuk u ndalua realizimi i tyre, nëpër oborret e shtëpisë. Megjithatë, edhe nëpër restorante, jo të gjithë e kanë të ndaluar të realizojnë dasma. Pronarët e restoranteve thonë se, ata që janë të afërt me pushtetin nuk e kanë këtë ndalesë dhe dasmat vazhdojnë që të realizohen çdo mbrëmje”

Kohëve të fundit këtu në Tetovë ka pasur shumë dasma, dhe kanë punuar vazhdimisht ata që kanë lidhje me pushtetin, apo ndonjë parti.  Nuk është e drejtë, nuk është morale, nuk është etike që shumica të jenë të mbyllur ndërsa të tjerët të punojnë. Të vinë tek ne ta marrin avansin dhe të ikin diku tjetër ta bëjnë dasmën”-pohoi Qëndrim Zendeli, pronar restoranti dasmash.

Muzikantët dhe gastronomet thonë se shteti ka dështuar me menaxhimin e situatës. Për nesër ata paralajmërojnë protestës para Qeverisë

Lirisht mund të themi se ishte një dështim i menaxhimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Shteti sikur me vetëdije i grumbullonte njerëzit pra ishte një menaxhim jo i mirë. Shteti tregohet i padrejtë ndaj një pjesë të gastronomisë dhe artistëve sepse gjitha bizneseve dhe lëmive tjera iu bë e mundur që të funksionojnë. Vetëm ky sektor nuk është aktiv. Siguria është më e madhe te një mbrëmje familjare se sa te një fushatë politike. Kampanjat i bënin me tubime me mbi 5 000 apo dhjetë mijë njerëz kurse në një dasmë kemi 200 persona”-tha Bajramali Idrizi, këngëtar.

Alsat mëson se muajin e fundit në Tetovë janë organizuar dhjetëra dasma nëpër restorante, ndërsa është intervenuar vetëm në një rast, i cili ka kaluar vetëm me vërejtje nga ana e inspektoratit të tregut.

Bashkim Sulejmani  

LEXO EDHE:

Back to top button