Erdogan ia ndryshon emrin linjës ajrore turke – nuk ka më Turkish Airlines

Erdogan ia ndryshon emrin linjës ajrore turke – nuk ka më Turkish Airlines

Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se do të ndryshojë emërtimin e linjës ajrore turke.

Presidenti turk, Erdogan ka pohuar se transportuesi kombëtar turk do të riemërtohet si “Türkiye Hava Yolları” në vend të “Turkish Airlines”.

Kjo është një përpjeke e qeverisë së presidentit që vendi i tij të njihet me emrin e ri pasi kështu është regjistruar edhe zyrtarisht në Kombet e Bashkuara, raporton cumhurriyet.

Ai ka thënë se emri “Türkiye” e përfaqëson më mirë kulturën dhe vlerat turke, megjithëse të tjerë thonë se kjo është përpjekje për ta shkëputur emrin nga gjeldeti.

“Nuk ka më Turkey, por ka Turkiye” deklaroi Erdogan duke shtuar se “tani e tutje, ne nuk do ta shkruajmë më Turkish Airlines, por Türkiye Hava Yollari në trupin e aeroplanëve tanë”.

Ndryshe, shteti turk emërtimin “Türkiye” e shfrytëzon që nga viti 1923 pas shpalljes së pavarësisë. 

LEXO EDHE:

Back to top button