Erdogan: Marrëveshja për drithërat e Detit të Zi zgjatet me dy muaj

Erdogan: Marrëveshja për drithërat e Detit të Zi zgjatet me dy muaj

Marrëveshja për drithërat e Detit të Zi është zgjatur me dy muaj, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Pakti, i cili ka mundësuar eksportin e sigurt të mallrave ukrainase përtej ujit, do të mbaronte nesër. “Dua të jap një lajm të mirë,” u shpreh presidenti turk Erdogan.

“Me përpjekjet e vendit tonë, mbështetjen e miqve tanë rusë dhe kontributin e miqve tanë ukrainas, Marrëveshja për drithërat të Detit të Zi është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë.”, tha Erdogan. Bisedimet erdhën pasi Rusia fillimisht refuzoi ta zgjasë atë për shqetësimet në lidhje me eksportet e saj të grurit.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse tha se marrëveshja ishte zgjatur për 60 ditë. Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen korrikun e kaluar për të ndihmuar në trajtimin e një krize globale ushqimore të rënduar nga Lufta e Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button