Erdogan në mbështetje të Putinit: Edhe Rusia duhet të eksportojë drithë

Erdogan në mbështetje të Putinit: Edhe Rusia duhet të eksportojë drithë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur edhe një herë mbështetjen e tij për homologun e tij rus, por këtë herë për çështjen e marrëveshjes së eksportit të grurit nga Ukraina, sipas Reuters.

Presidenti i Turqisë tha se do të dëshironte të eksportonte grurë edhe nga Rusia, ndërsa theksoi se presidenti Vladimir Putin kishte të drejtë kur tha se gruri i eksportuar nga Ukraina sipas marrëveshjes së sponsorizuar nga OKB shkon në vendet e pasura dhe jo në ato të varfra.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij kroat, Erdogan tha se Putinit nuk i pëlqente kur gruri eksportohej në vendet që kanë vendosur sanksione kundër Rusisë.

“Ne duam gjithashtu që dërgesat e grurit të nisin nga Rusia”, tha ai.

Ditën e djeshme, presidenti rus bëri thirrje për kufizime në eksportet e grurit të Ukrainës, duke pretenduar se Rusia dhe bota në zhvillim ishin “mashtruar”. Javën e fundit presidenti turk ka bërë edhe deklarata të tjera mbështetëse për homologun e tij rus.

Erdogan tha se nuk e sheh të arsyeshëm qëndrimin e Perëndimit ndaj Rusisë në lidhje me krizën energjetike dhe sanksionet. Duke argumentuar se Perëndimi po ndjek një “politikë provokuese” ndaj Rusisë, ai theksoi se Moska nuk duhet nënvlerësuar.

LEXO EDHE:

Back to top button