Erdogan paralajmëron vaksinën turke kundër koronavirusit

Presidenti i Turqisë, Regjep Taip Erdogan, ka deklaruar se “nacionalizmi vaksinave është turp për njerëzimin”, raporton Anadolu. Në adresimin e tij në seancën e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Erdogan njoftoi se Turqia së shpejti do të vërë në dispozicion të njerëzimit vaksinën e saj ‘Turkovac’ të prodhuar në vend kundër virusit COVID-19.

Më tej, duke folur për ndryshimet klimatike, Erdogan tha se parandalimi i koronavirusit është i mundur me vaksina, por theksoi se nuk ka zgjidhje laboratorike për ndryshimet klimatike.

“Kushdo që ka dëmtuar tokën më shumë, brutalisht ka shfrytëzuar burimet natyrore, duhet të bëjë më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike”, tha presidenti turk.

Erdogan njoftoi se në përputhje me hapat konstruktive dhe deklaratën e kontributeve, Turqia planifikon që në muajin tetor të paraqesë në parlament marrëveshjen klimatike të Parisit.

“Si vend që kurrë nuk është tkurrur nga klithmat e ankthit, Turqia do ta bëjë pjesën e saj për të trajtuar ndryshimet klimatike për të mbrojtur mjedisin”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button