Humbjen e dytë më e thellë në histori për Shqipërinë

Kombëtarja e Shqipërisë në konkurencën e femrave është turpëruar duke u mundur thellë 7:0 nga Belgjika në sfidën për eliminatoret e Botërorit. Ishte një ndeshje që pritej më shumë nga ana e femrave kuqezi duke parë dhe progresin e Vllaznisë në futboll, pasi një pjesë e mirë e Kombëtares luajnë te skuadra shkodrane.

Belget e nisën vrullshëm duke shënuar dy herë në pjesën e parë me Kajman dhe De Kanji. Pjesa e dytë ishte akoma më katastrofike ku skuadra e drejtuar nga Amir Grima pësoi dhe 5 gola të tjerë.

Kjo është humbja e dytë më e thellë e Kombëtares së femrave, pas asaj të pësuar në vitin 2019 ku femrat kuqezi pësonin disfatë 8-1 ndaj Finlandës.

LEXO EDHE:

Back to top button