Erdogan sërish në telashe me shiritin inaugurues, vogëlushja teston durimin e presidentit turk
Në 4 shtator gjatë një ceremonie në provincën Rize në Detin e Zi një djalë i vogël nuk e lejon presidentin të presë shiritin në event. E kjo sjellje acaron paksa presidentin.
Në lidhje me : Erdogan godet vogëlushin në kokë, preu para tij shiritin e inaugurimit
I njëjti moment ripërsëritet më 28 tetor, por këtë herë jashtë kontrollit del një vogëlushe e cila teston durimin e Erdogan. (VIDEO)
Gjatë ceremonisë së hapjes së një parku publik në Ankara, vogëlushja nuk respekton protokollin dhe e pret e para shiritin, të cilin si traditë e kryen Erdogan. Por, e pamundur ta kontrolloje vajzën e vogël.
Presidenti u pa duke paralajmëruar vajzën, pasi ajo preu shiritin dy herë gjatë hapjes së parkut të ri.
Zyrtarët u përpoqën t’i hiqnin gërshërët vogëlushes, por ajo ishte e vendosur të garonte me presidentin.








