Erdogan shfaqet në publik pas problemeve shëndetësore

Erdogan shfaqet në publik pas problemeve shëndetësore

Recep Tayyip Erdogan mori pjesë në telekonferencën për centralin bërthamor Akuyu, e cila ishte planifikuar për në orën 16:00.

Mediat turke shfaqën drejtpërdrejt si presidentin turk ashtu edhe homologun e tij rus, ndërsa pak më herët kishin publikuar foto nga zyra e Erdoganit ku ai zhvilloi  një bisedë telefonike me Vladimir Putin.

Rikujtojmë se Ministria e Shëndetësisë e Ankarasë i dha fund zërave për përkeqësim të shëndetit të presidentit të vendit.

“Shëndeti i presidentit është i qëndrueshëm dhe ai do t’i rikthehet sa më shpejt angazhimeve të tij”, tha ministri i Shëndetësisë Faretin Kotsa.

Sipas raportimeve të fundit në mediat turke, Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Putinin. Gjatë bisedës, presidenti turk falënderoi homologun rus për kontributin e tij në lidhje me termocentralin bërthamor.

Gjatë takimit u vlerësuan edhe zhvillimet në luftën në Ukrainë si dhe marrëveshja e grurit dhe situata në Siri.

LEXO EDHE:

Back to top button