Erdogan: Turqia synon të arrijë në Hënë më 2023

Turqia synon të arrijë kontaktin e parë me Hënën, në kuadër të programit të saj kombëtar hapësinor, në vitin 2023, tha të martën presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

- Advertisment -

“Ulja e parë në Hënë do të bëhet me raketën tonë kombëtare dhe autentike hibride, që do të lëshohet në orbitë në fund të vitit 2023, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Erdogan.

Erdogan nuk dha më shumë detaje rreth bashkëpunimit.

Muajin e kaluar, ai ka folur me shefin e kompanisë Tesla, Elon Musk, për një bashkëpunim të mundshëm në teknologjitë hapësinore me kompanitë turke.

Duke folur të martën në një ngjarje në Ankara, Erdogan zbuloi një program me dhjetë qëllime strategjike, që përfshijnë edhe dërgimin e një shtetasi turk në një mision shkencor në hapësirë.

Turqia synon të arrijë qëllimet strategjike hapësinore brenda dhjetë vjetësh, tha Erdogan, për të shtuar se ky vend do të përmirësojë punën në teknologjinë satelitore dhe do të krijojë një port hapësinor me vendet e tjera aleate.

“Këmbët tona do të jenë në tokë, por sytë tanë do të jenë në hapësirë. Rrënjët tona do të jenë në tokë, degët tona do të jenë lart në qiell”, tha Erdogan.

LEXO EDHE:

Back to top button