Erdogan: Votuesit e 14 majit reaguan ndaj opozitës dhe shtypit të huaj

Erdogan: Votuesit e 14 majit reaguan ndaj opozitës dhe shtypit të huaj

Rezultati i votimeve në raundin e parë të zgjidhjeve, më 14 maj ishte një shuplakë për opozitën dhe shtypin e huaj, tha në një postim Erdogan, duke theksuar se procesi zgjedhor ka qenë i dobishëm për të kuptuar shumë të vërteta.

Ne pamë forcën e demokracisë turke në kutitë e votimit më 14 maj, por dëshmuam edhe nxorëm në pah mashtrime. Pra, për çfarë bëhet fjalë? Shpifja e “diktaturës” në Turqi. Ishte presioni tinëzar psikologjik i shtypit ndërkombëtar.

Ishin gënjeshtra dhe mashtrime të përsëritura nga opozita. Ishte politika e frikës e nxitur nga presidenti i CHP-së dhe anëtarët e saj”

“Kemi vërtetuar se pretendimet e diktaturës janë marrëzira. Ne kemi treguar se kombi ynë nuk mund të ndikohet nga kopertinat e revistave. Ne kemi treguar se vullneti i kombit turk nuk mund të blihet. Ne kemi treguar se zgjedhjet nuk fitohen me gënjeshtra, shpifje dhe frikë.

Përveç shumë ngjarjeve të tjera, ne i kemi treguar edhe një herë mbarë botës nivelin e pjekurisë së demokracisë sonë në 21 vitet e fundit dhe largpamësinë tonë. Këtë e arritëm së bashku me 85 milionë njerëz, pavarësisht se për cilën parti politike kanë votuar.

Shpresoj që pas 28 majit të gjitha këto arritje të vendit tonë të vazhdojnë. Së bashku do ta çojmë vendin shumë më tej”, shtoi presidenti turk.

LEXO EDHE:

Back to top button