Erdogan zbulon astronautin e parë turk që do udhëtojë në hapësirë

Erdogan zbulon astronautin e parë turk që do udhëtojë në hapësirë

Astronauti i parë i Turqisë do të udhëtojë për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në fund të vitit, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Piloti i forcave ajrore, Alper Gezeravci, u zgjodh të jetë shtetasi i parë turk në hapësirë.

Erdogani u shfaq në një panair të aviacionit në Stamboll pas katër ditësh prej kur u raportua se ishte sëmurë.

“Miku ynë do të shkojë në misionin e parë të Turqisë në hapësirë, do të qëndrojë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar për 14 ditë”, ka thënë ai, raportoi AP.

Ai e përshkroi Gezeravcin si “pilot hero turk që ka arritur suksese të rëndësishme në Komandën e Forcës Ajrore”.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi do të mbahen më 14 maj, dhe deri tash sondazhet e tregojnë Erdoganin në garën më të vështirë që kur erdhi në pushtet dy dekada më parë.

Derisa ka bërë fushatë për rizgjedhje, Erdogani ka zbuluar një numër projektesh prestigjioze, si centrali i parë bërthamor në Turqi dhe furnizimin me gaz natyror nga rezervat e Detit të Zi.

LEXO EDHE:

Back to top button