Erërat dhe reshjet e borës bllokuan rajonin, shqyrtohet mundësia e ndalimit të linjave ajrore

Erërat dhe reshjet e borës bllokuan rajonin, shqyrtohet mundësia e ndalimit të linjave ajrore

Vendet e rajonit janë përfshirë nga reshjet e para të borës. Disa rajone në Kosovë, Bosnjë dhe në Serbi janë përfshirë nga reshje më te dendura, ndërsa janë regjistruar edhe vështirësi në qarkullim. Maqedonia e Veriut gjatë orëve të para pas mesnate u përfshi nga një erë e fuqishme, ndërsa Enti Hidrometeorologjik ka njoftuar se një stuhi e tillë pritet edhe gjatë ditës ku shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 80 kilometra në orë. Gjatë të premtes është paralajmëruar për reshje shiu, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia e reduktimit të linjave ajrore me disa vende të BE-së për shkak të motit të keq. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button