Ergin Borova, not bamirësie nga Ohri në Strugë

Ergin Borova, të enjtën, do të kalojë distancën prej 13 km në not, nga Ohri e deri te Struga, për të ndihmuar në ndërtimin e një Qendre për fëmijët me nevoja të posaçme në Komunën e Strugë.

Për këtë arsye Ergin Borova është inicues për krijimin e Fondacionit “Kujdesi për fëmijët me aftësi të kufizuara”.

Borova do të niset nga brigjet e Ohrit në mëngjes, rreth orës 8.00, ndërsa pritet që rreth orës 12.00 të arrijë te plazhi i qytetit të Strugës, afer stadionit te futbollit, duke përshkuar 13 kilometra për 4 e deri më 5 orë, pa ndërprerje.

LEXO EDHE:

Back to top button